Ursula von der Leyen: BE-ja ka nevojë për një plan të ri Marshall

15.04.2020 16:31:16

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi deklaroi se BE-ja ka nevojë për një plan Marshall për të lënë pas goditjen ekonomike që mori nga pandemia.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp në selinë e unionit në Bruksel, Belgjikë, ajo shtoi se buxheti i ri afatgjatë i BE-së do të duhet të jetë një përgjigje “e fortë” ndaj krizës së koronavirusit.

“Unë shpesh kam thënë në të kaluarën se Evropës i duhet një Plan i ri Marshall,” tha ajo, duke iu referuar paketës stimuluese prej shumë miliardë dollarëve amerikanë për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore. “Ne kemi nevojë për investime masive publike dhe private për të ringjallur ekonominë, ristrukturuar atë dhe për të krijuar vende të reja pune.”

“Çelësi për këtë është një buxhet i ri i fortë i BE-së. Buxheti ka avantazhin që gëzon besim, besim të të gjitha vendeve anëtare. Ky buxhet i ri 7-vjeçar duhet të dallohet nga ai i mëparshmi. Ai do të jetë i ndryshëm. Ai do të jetë përgjigja evropiane ndaj krizës së koronavirusit.”

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se Evropa po përballet me një krizë “të madhe dhe të pashembullt”. Ai tha se drejtuesit e bllokut do të duhet të përqëndrohen në “nevojën – domosdoshmërinë absolute – për të zhvilluar një strategji masive investimesh” për të rindërtuar sapo të kalojë kriza e koronavirusit.