USAID ndan 37 milionë dollarë për 25 shtetet e prekura nga koronavirusi

16.03.2020 13:30:23

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi.

“Ky angazhim – së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan – tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”, ka deklaruar Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme.

Popmeo thotë se ndihma e SHBA pasqyron vazhdimin e saj në angazhimin për parandalimit dhe trajtimin e sëmundjeve infektive.

Që nga viti 2009, USAID ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve shëndetësore endemike.