Ushtarët e rebeluar sulmojnë civilët me helikopter ushtarak, afër pallatit presidencial të Erdoganit(Foto/Video)

20.07.2016 10:25:45

Një video shokuese që është postuar në internet, shfaq momentin kur kryhen sulme ajrore mbi civilë pranë pallatit presidencial të Recep Tayyip Erdogan, në ditën kur është tentuar të bëhet grusht shtet ushtarak, raporton Daily Mail.

Kamerat e sigurisë të instaluara në rrugët e qytetit, kanë kapur momentin kur një helikopter ushtarak i marrë nga ushtarët e rebeluar, fillon të gjuaj në drejtim të qytetarëve në një autostradë afër pallatit presidencial në Ankara.

Pas një shpërthimi të fuqishëm, shfaqet një re e madhe tymi të zi si, dhe civilët e frikësuar të cilët shihen duke ikur nga autostrada. Helikopteri-3 Helikopteri-1-780x439