Ushtria e Ibrahim Rugovës marrshonë drejtë fitorës historike.

03.10.2019 12:22:04

Nga Fatmir Bajraj

– Tri ditë para deklarimit plebishitar të qytetarëve të Republikës së Kosovës,
– Tri ditë para referndumit nacional-politik të Sovranit për shtet ligjor, të se Drejtës dhe kundër kapjes dhe kapësve të shtetit,
– Tri ditë para fitorës së kristaltë dhe si loti të LDK-së dhe Kryeminstrës, Dr. Vjosa Osmani.

Ushtria e Ibrahim Rugovës, pushtonë qendrat e Kosovës, duke filluar me metropolin-Prishtinën, për t’vazhduar më Gjilanin, Prizrenin, Gjakovën, Mitrovicën, Malishevën, Rahovecin, Lipjanin, Ferizajin, Pejën, Istogun e deri n’Podujevë e Vushtri.
Ajo s’ka të ndalur, duke mbushë e stëmbushë sheshet në t’gjitha “krahinat” e Dardanisë Antike-Kosovës, si në Anadrini, Anamoravë, Llapushë, Drenicë, Dukagjin dhe Llap.
– Uniteti historik & unik i Lidhjës se 03 gushtit 2019, vuri bazat dhe themelet e ri-kthimit të fortë & t’fuqishëm të LDK-së n’skenen politike të vendit, që u pasua me akte tjera ekskluzive si produkt i një politike të urtë, largëpamëse dhe vizionare.
Diskursi politik i lidershipit të LDK-së dhe strukturave organizative n’sherbim të kauzës së lirisë dhe shtetndertimit në harmoni të plotë me momentumin dhe kontekstin historik, vuri n’sherbim gjithë potencialin & kapacitetet moralo-politike, tekniko-profesionale dhe akademiko-shkencore në një synim : Kosova-centrizmin, pra Kosovës si projekt t’përheshëm nacional-shtetëror.
– Bashkimi i brezave ; nga ai i themeluesve, bartëve të proceseve ndër dekada dhe deri të brezi më i ri, ky i dijës, shkencës dhe i vullnetit për t’a shtye tutje dhe me ngulm procesin e shtetndertimit dhe të integrimeve, jep premisat reale të një fitore të padiskutueshme dhe të thellë.

Kandidimi i Dr.Vjosa Osmanit për Kryemnistre, qelësi i suksesit.

Duke lëxuar drejtë nëvojën e ndryshimit dhe n’respekt të vullnetit të elektoratit të LDK-së, KP, Kryesia dhe Kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa, pëzgjodhën figurën unifikuese dhe ma t’pranueshme për postin e Kryeministrës, bursistën e Stejtdepartamentit të shtetit Amerikan, zonjën e hekurt Dr.Vjosa Osmani.
– Përmend dy momente me peshë të këtij rrugëtimi ; një të unifikimit dhe tjetri i promovimit dhe afirmimit :
Anton Quni në mbledhjën e KP-së dhe Kryesisë së LDK-së, kishte kerkuar nga bashkëpartiakët, citoj : ” Si vëllëzër t’a mbështesim Vjosën sikur motrën” dhe rasti tjetër dhe më i freskët ishte në Pejë prej nga Kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa deklaroj : Kandidatja për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani është e mblema e jonë, pra Ne si LDK, i ofruam vendit emblemën e LDK-së për Kryeministre të Republikës së Kosovës.
Fryma e fitores që ajo ka sjellë në garën për Kryeministre dhe të vetë LDK-së, ka aktivizuar me automatizëm energjitë e fjetura dhe të heshtura të elektoratit Rugovian nder vite, dhe kryesisht pas ikjës n’amshim të Presidentit historik Rugova.

Dr. Vjosa Osmani, Gjenerale e spikatur e ushtrisë së Ibrahim Rugovës.

Begraundi i saj politik & profesional, mbeshtetja e madhe qytetare brënda dhe jashtë LDK-së, si dhe mbeshtetja e padiskutueshme e qendrave të vendosjës siq janë Berlini, Brukseli e Uashingtoni, janë adutet (atutë) kryesore që i mundësojnë Dr. Vjosa Osmanit të drejtoj me sukses ushtrinë e Ibrahim Rugovës në betejat e rëndësishme politike për LDK-në dhe vendin.
– Konsistenca e saj në qendrimet politike, orientimi pro-perendimor si sistem vlerash dhe ruajtja dhe kultivimi i miqësisë me miqtë tanë si sponzor të çlirimit dhe të pavarësimit të vendit, i jep asaj favorin tjetër me peshë vendimtare për fatin e saj si kandidate për Kryemnistre të Republikës së Kosovës, të cilën ajo do t’a qeverisë.
Dr. Vjosa Osmani, Kryeminstre n’ardhje e Republikës së Kosovës, po drejton fushatën elektorale të LDK-së në mënyrë të qytetëruar dhe duke mbjellë shpresë e besim tek shumica absolute e qytetarëve të Republikës për një qeverisje me duarë t’pastërta, shtet ligjor dhe zhvillim ekonomik & integrime.
Ekipi fitues i Dr. Vjosa Osmanit dhe i LDK-së, ekip i meritokracisë që dallon shumë nga ekipet rivale në subjektet tjera poltike, ekipet e të cilave përshkohën nga grupe interesi, klientelë dhe familjarizëm, cilësia e të cilëve , nga ana profesionale, integriteti dhe pastertia e figures, le shumë për të deshiruar.
Dr. Vjosa Osmani ka grumbulluar dhe kanalizuar enrgjitë pozitive dhe gjithë potencialet ekzituese brënda LDK-së, për një aktivizim marramendës të këtyre 3 dekadave, zgjim dhe masivizim të cilin kemi parë vetëm në kohën e Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
LDK-ja, shtabi zgjedhor dhe Dr. Vjosa Osmani, po perqojnë sukses’shëm tek qytetarët ofertën serioze për qeverisjën e vendit, me një program qeverisës të detajuar dhe të ndertuar me kujdes nga grupi i ekspertëve të të gjitha lamive brenda dhe jashtë LDK-së, konform kontekstit dhe proceseve në të cilat kolon vendi.

Tri ditë para fitorës historike të LDK-së, tri gjëra t’kthjellta si loti :

1) S’ka koalicion me PDK-në, ngase kjo e fundit do të shkoj detyrimisht në opozitë.
2) Partnerët e koalicionit qeverisës të LDK-së, fituese dhe të Kryeministrës, Dr. Vjosa Osmani, me programin, kushtet & kriteret e LDK-së, dhe
3) Dialogun me Serbinë, e drejton Kryeministrja Dr. Vjosa Osmani konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe komptetncave që garanton ajo dhe asesi ndryshe.

– Fitorja e LDK-së dhe Qeveria e drejtuar nga Dr.Vjosa Osmani, do hapë konturat e zhvllimit dhe progresit të Republikës së Kosovës, brënda vendit, në sundimin e Ligjit dhe të demokracisë së ngulfatur, dhe do hapë perespektivën e shtetndertimit dhe të integrimeve të bllokuara nga keq-qeverisja e deri-djeshme…!

Pushteti është përfundimisht n’duartë e Sovranit, dhe i njëjti, t’njëjtin (pushtet) e shpreh me 06 tetor 2019.

“Zëri i Sovranit ëhtë zëri i Zotit”, thot një maksimë dhe atij vullneti i nështrohën të gjithë pa dallim !

 

Fotografia e Fatmir BajrajFotografia e Fatmir Bajraj
Fotografia e Fatmir Bajraj