Ushtria evropiane , trekëndëshi gjeostrategjik Paris – Moskë – Beograd dhe shqiptarët

27.08.2016 16:12:55

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban propozoi një ushtri evropiane për çështje të sigurisë së saj. Ky propozim që lidhet drejtpërdrejtë me çështjet e sigurisë së shteteve evropiane në kontekst të luftës kundër terrorizmit dhe të rreziqeve nga kriza e refugjatëve, megjithatë nuk është thjesht një çështje e sigurisë si të tillë. Në fakt, disa vite më parë, ka qarkulluar idea për ndarjen e NATO-s në NATO dhe në EURONATO, ide që kishte dalë nga francezët, por që kishte pasur edhe përkrahës të tjerë. Idea kishte qenë që NATO të merrej me çështjet e sigurisë globale, kurse EURONATO të merrej me çështje të sigurisë evropiane. Edhe pse nuk thuhej hapur, megjithatë ishte kjo mënyra për të përjashtuar SHBA-të nga Evropa, përkatësisht nga gjeopolitika dhe gjeostrategjia evropiane. Edhe pse si e tillë mbeti si ide, megjithatë anagzhimet që do të shkëputnin Evropën nga ndikimi amerikan kanë vazhduar në mënyra të ndryshme, qoftë me politika të ndryshme që nuk mbështetnin angazhimet amerikane për çështje të sigurisë, qoftë për çështje të tjera. Dallime ndërmjet francezëve në radhë të parë, dheamerikanëve shfaqeshin gjithnjë e më shpesh, por rasti i intervenimit në Irak, apo edhe rasti i Kosovës, kanë dëshmuar se sa larg qëndrojnë farncezët dhe amerikanët në çështje të tilla: në rastin e Irakut, francezët refuzuan që të bëhen pjesë e frontit për rrëzimin e Sadam Hyseinit, kurse në rastin e Kosovës, francezët, edhe pse votuan pro ndrëhyrjes së NATO-s ndaj caqeve serbe, e kanë sabotuar atë në shumë raste. Ndërkohë ishte zbuluar edhe ushtaraku francez në NATO që kishte dekonspiruar aksionet për bombardime të caqeve serbe. Pas luftës, francezët kanë pasur gjithë angzhimin për ndarjen e veriut të Kosovës dhe konsoldimin e strukturave të pushtetit serb atje. Edhe gjatë tërë viteve e edhe sot, francezët kanë ndjekur dhe po ndjekin politika të kundërta me të SHBA-ve për çështje të tilla si siguria, ndarja etnike, negociatat në Bruksel, por edhe më konkretisht për marrëveshje konkrete, siç është edhe kjo për demarkacionin. Përveç këtyre, Franca ka treguar se po synon që të ketë rol pëarësor në Evropë dhe largimin e SHBA-ve nga gjeopolitika dhe gjeostrategjia evropiane po e sheh si mënyrë të rritjes së rolit të saj në Evropë. Kanë dalë tashmë informacione se për të gjitha sulmet terroriste në Francë, shërbimet sekrete franceze kanë qenë në dijeni, e që do të thotë kanë pasur mundësi edhe t’i parandalojnë. Fakti që nuk i kanë parandaluar, është një argument që shkon në të mirë të tezës se vetë shteti francez mund të qëndrojë mbrapa tyre. Dhe kjo për faktin që nëpërmjet këtyre sulmeve, të paraqesë veten si shtetin më të rrezikuar në Evropë nga terrorizmi, dhe kështu të merrte në dorë punët evropiane në emër të luftës kundër terrorizmit. Kjo çështje nuk ka të bëjë thjesht me SHBA-të, por ka të bëjë edhe me britanikët dhe me gjermanët, si aleatë strategjikë të SHBA-ve. Me largimin e Britanisë së Madhe nga BE, me largimin eventual të SHBA-ve nga Evropa, do të mund të dobësohej tepër shumë edhe ndikimi gjerman në gjeopolitikat dhe gjeostrategjitë evropiane, sidomos kur të kihet parasysh boshti trekëndëshi gjeopolitik Paris – Moskë – Beograd. Në këtë mënyrë del se largimi i SHBA-ve nga Evropa, dobësimi i Gjermanisë, si dhe BREXIT-it i Britanisë së Madhe janë mënyra për fuqizimin e trekëndëshit gjeopolitik e gjeostrategjik Paris – Moskë – Beograd, e në të cilin do të përfshiheshin edhe shtete të tjera anëtare të BE-s dhe të NATO-s. Bile nga analistë të ndryshëm shtetesh të ndryshme dolën edhe teza për synimin e Putinit për t prishur BE-në dhe NATO-n, e që tregon sesa serioze dhe sesa të mëdha janë këto angazhime. Kjo u pa sidomos në reagimin e dobët të BE-së ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe në çështjet tjera të Ukrainës, Gjeorgjisë etj. Në këtë kuptim, dalja e kryeministrit hungarez me propozimin për një ushtri evropiane, sado që e arsyetuar me çështje të sigurisë në kontekst të luftës kundër terrorizmit dhe të krizës së refugjatëve, mund të jetë vetëm një mënyrë për prishjen e BE-së dhe të NATO-s, sidomos kur të kihet parasysh se është ky kryeministër që ka shfaqur tone të forta kundër BE-së dhe ka mbyllur kufijtë për refugjatët sirianë. Përveç këtyre, duhet shtuar edhe faktin se në Pragë të Çekisë kishte pasur një tentim antentati ndaj kancelares gjermane, Merkel, pavarësisht motiveve që do të deklarohen. Në këtë mënyrë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se edhe raportet ndërmjet shteteve aleate dhe anëtare të BE-së dhe të NATO-s, janë duke u bërë më të ndërlikuara dhe dora e Rusisë në gjthë këto po bëhet gjithnjë e me e dukshme. Në çështjen shqiptare kjo po reflektohet edhe me shfaqjen gjithnjë e më zëshëm të kundëramerikanizmit dhe të angazhimeve për destabilizimin e vendit. Në këtë kontekst duhet parë angazhimet e partive opozitare në Kosovë, korpusit mediatik dhe një pjese të të ashtuquajturës shoqëri civile, që tashmë hapur po u kundërvihen angazhimeve amerikane, gjermane dhe britanike në Kosovë për konsoldimin e shtetit, për stabilitetin e vendit, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe për krijimin e mekanizmave për siguri dhe zhvillim.