“Ushtria”, pa helikopterë

03.05.2018 13:51:19

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila po pretendon të transformohet në ushtri, nuk ka asnjë helikopter.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila po pretendon të transformohet në ushtri të Kosovës, ka mungesë të armatimit të rëndë.

Pjesëtarët e FSK-së janë të pajisur me armatim të lehtë, sipas standardeve ndërkombëtare, mirëpo institucioni ka mungesë të helikopterëve.

Buxheti i ndarë për këtë vit për FSK-në, ku parashihen pagat dhe blerja e armatimit, arrin në rreth 54 milionë euro.

 

Afro 54 milionë euro për FSK-në

Sipas raportit mbi ndarjen dhe shpenzimin e parasë publike: “Si i shpenzon shteti paratë tona”, që e ka publikuar instituti për studime të avancuara GAP, prej buxhetit të ndarë 22 milionë FSK-ja i ka për paga dhe mëditje dhe rreth 11 milionë euro për mallra dhe shërbime.
Për autoblinda Ministria e Forcës dhe Sigurisë do t’i shpenzojë 3 milionë e 250 mijë euro, për automjete teknike 2 milionë e 200 mijë euro, për armatim të lehtë do të shkojnë 1 milion e 400 euro.

Për vitin tjetër buxheti i këtij institucioni parashihet të rritet për dy milionë euro, ndërsa në vitin 2020 buxheti do të jetë më i lartë për 4 milionë euro