Ushtria serbe në Veri/ Hashim, a është ky qëllimi për të cilin është derdhur gjaku dhe për të cilin ka luftuar UÇK?

08.07.2018 11:25:46

Nga Rexhep Kastrati

Ka katër vjet që Hashim Thaçi dhe në përgjithësi linja e Tiranës/Kretës është duke thënë se serbët kanë dhënë konsensusin për transfomimin e FSK-së në FA për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, por të cilin na e paska prishur LDK dhe Isa Mustafa me refuzimin e kushtit serb!

Ndërkaq, ka një kohë të gjatë që kam shkruar vazhdimisht për pazaret që Hashim Thaçi ka bërë me Vuçiqin, dhe se i ashtuquajturi konsensus i serbëve për transfomimin e FSK-së në FA nuk është asgjë tjetër, pos mënyrë për krijimin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës, dhe kushtëzimi i vërtetë nuk ka pasur të bëjë fare me vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, por me kompetenca ekzekutive për Asociacionin, në kuadër të të cilit do të ishte edhe një ushtri serbe në veri.

Më intensifikimin e pazareve  Thaçi – Vuçiq dhe me akutalizimin e një marrëveshje përfundimtare Kosovë – Serbi, kam theksuar me më ngulm se çështja e transfomimit të FSK-së në FA, përkatësisht ndryshimet kushtetuese për këtë do të jenë në një pako me ndryshime kushtuetuese për t’ia përshatur dokumentit themeltar të Asociacionit.

Tashmë, po del se ushtria serbe në veri nuk është një shqetësim personal që e kam shprehur vazhdimisht, por një realitet që mund të jetë pjesë e pazareve të Vuçiqin qysh më parë.

Çështja është: nëse do të ketë një ushtri serbe në veri, a do të jetë në funksion të zbatimit të skenarëve ukrainas, apo për të luftuar kundër shtrirjes së legjislacionit shtetëror të Kosovës edhe në veri?

Megjithatë, Hashim Thaçi, por edhe Kadri Veseli duhet të sqarojnë qytetarët e Kosovës, se a është ky qëllimi për të cilin ka luftuar UÇK dhe është derdhur gjaku i shqiptarëve, e mos të luajnë koqe me veglat e tyre brenda e rreth LDK-së!