Vajza e Johny Depp shkëlqen me fustanin e nusërisë së ‘Channel’

24.01.2017 15:27:14

Pika kulmore e sfilatës së përvitshme Haute Coture pranverë-verë së Channel në Paris i kushtohet gjithmonë vajzë së momentit.

Dhe Lily-Rose Depp, vajza e aktorit Johny Depp dhe këngëtares e aktores Vanesa Paradis  arriti ta siguronte këtë vend prestigjioz në industrinë e modës, pasi ajo ishte qendra e vëmendjes së shtëpisë ekstravagante të modës këtë të martë.

Aktorja dhe modelja 17-vjeçare ishte përzgjedhur nga stilisti i mirënjohur, Karl Lagerfeld të prezantonte krijimin e tij më të veçantë, një fustan nusërie ngjyrë rozë që dukej si një lule e madhe plot petale.