Vajza e vogël e Obamës shkëlqen për 16-vjetor dhe ‘zbulon’ emrin e vërtetë

14.06.2017 11:36:36

fundjavë, vajza e vogël e ish-presidentit amerikan Barack Obama, Sasha Obama ka festuar 16-vjetorin e lindjes. Nga pamja e fotove të shpërndara nga Obamat, Sasha duket se është rritur dhe ka ndryshuar shumë që nga koha kur bota u prezantua me familjen Obama në vitin 2008.

Mijëra vetë nisën të postonin në Twitter duke e komplimentuar vajzën e ish-presidentit për pamjen e bukur, por një mesazh mes të shumtëve tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Shkrimtarja Ashlwy Ford i la të gjithë gojëhapur kur zbuloi se emri i vërtetë i Sasha në fakt është Natasha. Sipas Huffington Post, emri i parë i vajzës së Obamës u zbulua verën e shkuar kur ajo kishte aplikuar për një trajnim.