Vajza pret gjuhën për t’ia ofruar perëndisë indiane

26.08.2016 21:13:52

Një studente 19 vjeçe në Madhya Pradesh të Indisë, preu gjuhën për t’ia bërë blatë perëndisë Kali, me shpresën se do i plotësoheshin dëshirat. Aarti Dubey kishte parë në ëndërr perëndeshën që e kishte pyetur nëse do ta priste gjuhën në këmbim të plotësimit të dëshirës së saj më të madhe.

Pak ditë më vonë vajza shkoi në tempullin e perëndeshës Kali, në qytetin Reeva, për të bërë atë që i ishte kërkuar. Sipas dëshmitarëve vajza kur shkoi në tempull bëri disa rite normale dhe më pas prehu gjuhën. Pre kësaj, studentja humbi ndjenjat, ndoshta për shkak të dhimbjes. Besimtarët nuk ndërhynë për ta shpëtuar, por prifti i tempullit u mjaftua duke ia mbuluar trupin me një copë dhe më pas lutej për shërimin e saj.

Pas 5 orësh vajza hapi sytë dhe nisi të bënte ritualet që kishte lënë përgjysmë. Për hir të vërtetës, Aarti nuk është personi i parë që i dhuron pjesë të trupit perëndeshës Kali, por kjo ishte hera e parë që një gjest të tillë e kryente një studente.

Njerëzit pa arsim janë më të predispozuar të bien viktimë e këtyre besëtytnive, por kur njerëzit e shkolluar bien pre e tyre, atëherë kjo është një shenjë e keqe për shoqërinë.