Vajza tronditet kur shkon në spitalin e Lezhës: Tani e kuptoj pse vdiq nëna ime (Foto)

20.09.2016 17:21:03

Ngjarja e më fundit, ku një grua shtatzënë vdiq bashkë më fëmijën e saj në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ duket se ka ndërgjegjësuar opinionin publik për të denoncuar raste që kanë të bëjnë me shërbimin në spitale.

Është një vajzë nga Lezha që ka denoncuar këtë herë për shërbimin mjekësor në këtë qytet, ku ka fotografuar mjekun e saj duke pirë birrë në pikë të mëngjesit.

“Unë që po ju shkruaj jam një banore e Lezhës dhe para ca ditësh vajta te spitali për të çuar një kushërirë për vizitë dhe në kohën që po prisja, vura re që doktorët po pinin birrë në 10 të mëngjesit, kjo do të thotë zot na ruaj se në dorën e çfarë doktorësh është jeta jonë. Unë kam humbur mamin para 3 vitesh në këtë spital për fajin e doktorëve, tani po e kuptoj pse”, është ky denoncimi i një vajzë nga Lezha për në portalin e Jeta osh qef.

Për rrethanat në të cilat ka vdekur nëna e saj, ajo thotë me dhimbje se vdekja u erdhi e papritur, pasi mjekët thanë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nëna ime pati hemorragji cerebrale dhe e kanë mbajtur aty për 12 orë duke thënë se s’ka gjë, do bëhet mirë dhe kur e kanë parë se po ndërron jetë, e kanë nisur për Tiranë dhe ajo ka ndërruar jetë rrugës. Këta doktorë i njoh për fytyre se emrat ua kam harruar, pasi kisha 5 vjet pa ardhur në Shqipëri, por jam e sigurt 100% se kanë të paktën 10 vjet në atë spital”, ka thënë më tej vajza nga Lezha.

mjek2-1474382278-5710845mjek1-1474382278-7046052