Vaksina e vitit 1921 që mund të na mbrojë nga koronavirusi

11.10.2020 13:26:06

Shkencëtarët në Britani të Madhe kanë filluar testimin e vaksinës BCG e zhvilluar në vitin 1921, për të parë nëse funksionon edhe kundër COVID-19.

Sipas medieve të huaja, vaksina ishte krijuar për ta parandaluar tuberkulozin, por disa prova sugjerojnë që ajo mund të funksionojë edhe kundër infeksioneve të tjera.

Rreth 1,000 persona do të marrin pjesë në testimin i cili do të realizohet në Universitetin e Exeter.

Derisa miliona njerëz në Britani të Madhe janë vaksinuar si fëmijë me BCG, mendohet se të njëjtit do të duhet të vaksinohen përsëri për t’u mbrojtur edhe nga sëmundjet e tjera.

Vaksinat janë krijuar për të trajnuar sistemin imunitar në mënyrë që trupi të reagojë kundër një infeksioni të caktuar.

Ky proces gjithashtu shkakton ndryshime në ‘përhapje të gjerë’ në sistemin imunitar. Kjo duket se rrit përgjigjen ndaj infeksioneve të tjera, kështu edhe shkencëtarët shpresojnë që njerëzit të fitojnë avantazh kundër koronavirusit.

“Kjo mund të ketë rëndësi të madhe në të gjithë botën”, u shpreh John Campbell nga Shkolla Mjekësore në Universitetin Exeter.

“PCG mund të na kursejë kohë disa vjeçare derisa të zhvillohen vaksinat kundër COVID-19 gjithashtu edhe trajtimet kundër sëmundjes”, shtoi Campbell.

Testimi i vaksinës në Britani të Madhe vjen si rezultat i studimit ndërkombëtar Brace, i cili po zhvillohet gjithashtu në Australi, Holandë, Spanjë dhe Brazil; duke rekrutuar 10 mijë njerëz në total.