Vaksinohet Pele: Të mos e ulim vigjilencën!

03.03.2021 19:54:16

Sot është një ditë e jashtëzakonshme, shkruan legjenda braziliane e futbollit Pele, ndërsa njofton se ka marrë vaksinën anti-Covid-19.

Me një foto në rrjetet sociale, 80-vjeçari shfaqet me maskë, duke iu injektuar vaksina në krahun e djathë.

“Pandemia nuk ka mbaruar ende. Duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat dhe të bëjmë kujdes për sa kohë jo të gjithë janë vaksinuar.

Të vazhdojmë të higjienizohemi, të qëndrojmë në shtëpi nëse është e mundur dhe kur të dalim, të ruajmë distancën sociale. E gjithë kjo do të kalojë nëse mendojmë për njëri-tjetrin”, shkruan ikona e futbollit botëror, që së shpejti do të ketë dhe një dokumentar në Netflix, kushtuar jetës dhe karrierës së tij të lavdishme.