Valbona e mbuluar nga bora, pamje mahnitëse

03.12.2019 16:11:53

Borë ka renë sot edhe në Valbonë, atje ku natyra merr një pamje krejtësisht tjetër në çdo stinë të vitit.

Parku Kombëtar i Valbonës në zonën e Tropojës, një prej destinacioneve turistike më të njohura në veri të Shqipërisë është mbuluar nga bora.

fotografi nga kjo pjesë e Valbonës ku pamjet e natyrës mahisin me bukurinë.

Zona e Valbonës frekuentohet nga vizitorë të shumtë edhe gjatë kësaj periudhe për shkak të klimës si dhe mundësisë për sporte dimërore.