Valdes Barça shkarkon Valdes, bëri sherr me Kluivert

08.10.2019 12:14:52

Ish-portieri legjendar i blaugranave është shkarkuar nga detyra pas zënkës së ashpër me përgjegjësin teknik të sektorit të të rinjve të Barçës holandezin Patrick Kluivert.

Gjithçka ka ndodhur javën e kaluar pas humbjes së thellë që Barça U-19 pësoi me shifrat 0-3 ndaj Interit në shtëpi.

Në vend të Victor Valdes është emëruar Franc Artiga që vjen nga skuadra B e të rinjve.