Valdete Daka: Dilni në votime, është ditë feste për Kosovën

Valdete Daka: Dilni në votime, është ditë feste për Kosovën

22.10.2017 08:32:24

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, pasi ka votuar në Prishtinë, i ka ftuar të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

“Atë herë sot është një ditë e bukur, 22 tetori, është ditë feste për Kosovën. Shpresoj që të gjithë qytetarët me të drejt vote do ta shfrytëzojnë këtë të drejt dhe do ta marrin fatin e tyre në duart e veta. Edhe një herë i ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejt vote, që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejt”, ka thënë ajo.

E pyetur për numrin e madh të zyrtarëve policor në veri të Mitrovicës, ajo ka thënë se kjo është procedurë e rregullt, ku Policia e Kosovës e bën planin e vet por se KQZ nuk pret asnjë incident në atë pjesë.