Valdrin Lluka: Marrëveshja për termocentralin “Kosova e Re”, me benifite të shumta

20.12.2017 13:12:05
Pas nënshkrimit të marrëveshje mes shtetit të Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global” për termocentralin “Kosova e Re” është mbajtur një konferencë për media.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në këtë konferencë përmendi së marrëveshja për termocentralin “Kosova e Re” është një lajm i mirë për Kosovën.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje do të ketë benifite të shumta edhe jashtë fushës së energjisë

Tutje, Lluka ka thënë se marrëveshja është analizuar nga shumë ekspert dhe ka falënderuar të gjitha palët që kanë ndihmuar në realizimin e marrëveshjes.

“Është projekt që do të mundësojë punësimin  e mijëra personave dhe ka shumë benifite të tjera nga kjo marrëveshje”, ka thënë Lluka,

Ndërsa Joseph Brandt, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane “Contour Global”, kompania fituese e tenderit për ndërtimin e TC Kosova e Re, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj dhe gjithë ekipen e tij për punën që kanë bërë që kjo marrëveshje të jetësohet.

Ai tutje tha se janë të gatshëm të shkojnë tutje me këtë projekt.

Ndërsa, tha se nuk ka ndonjë vështirësi që mund ta pengoj që projekti të ecën si duhet. “Është një projekt i madh nuk shohë që do të ketë ndonjë dështim gjatë punës”, ka thënë ai.