Valencia rikthehet me ne fund te fitorja

15.01.2017 16:43:16

Valencia më në fund rikthehet te fitorja duke marrë pak osigjen në luftën për mbijetesë. Skuadra që pas largimit të Cesare Prandellit po drejtohet nga Salvador Gonzales u imponua 2-1 ndaj Espanyol në Mestalla, ku ndodhej në tribunë edhe Simone Zaza , i cili pritet të transferohet te “Los Che” pas aventurës së pafat me Ëest Ham. Të zotët e shtëpisë gjetën avantazhin në përballjen e mesditës që në minutën e 17 me Nanin që i dhuroi asistin e golit Martin Montoya-s.

Pjesa e parë u mbyll me Valencian në avantazhin e një goli, por skuadra që këtë sezon po has vështirësi të mëdha duke rrezikuar sëriozisht qëndrimin në La Liga nuk u mjhaftua me kaq pasi në minutën e 73 gjeti golin e dyfishimit në goditjen me kokë të Santi Mina.

Ishte një gol me shumë peshë, pasi Espanyoli u hodh përparta dhe arriti të shkurtonte distancën në minutën e 85 me David Lopez, por vetëm kaq pasi Valencia rezistoi në minutat e fundit për tu rikthyer te fitorja që i mungonte në kampionat prej plot 8 takimesh, që nga suksesi 1-2 në mesin e tetorit të kaluar përballë Sporting Gijon.