Vallëzimi parë i Trump si president

21.01.2017 17:59:30

Nën tingujt e këngës ‘My way’ të Frank Sinatra presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Zonja e Parë kanë vallëzuar në ballon e inaugurimit të premten mbrëma, galanë kushtuar forcave të armatosura.

E veshur me një fustan të bardhë me shpatulla të zbuluara, Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa presidenti  i ri dukej një zotëri i vërtetë teksa kërcente me zonjën e tij.

Pas dy ballove të mbajtura në qendrën e konventave Walter E. Washington, balloja e tretë e çiftit presidencial u zhvillua në ndërtesën e Muzeut Kombëtar, ku ishin ftuar edhe ushtarakë në detyrë e veteranë.