Valmir Elezi: Sot dihen kryetarët e Dragashit, Rahovecit, Prishtinës dhe Prizrenit

26.11.2017 12:01:57

Zëdhënësi i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një prononcim për media ka thënë se sot brenda ditës do të merret vesh për rezultatet e Komunës së Dragashit dhe Rahovecit, Prishtinës dhe Prizrenit.

Elezi bëri të ditur ka filluar procesi i rinumërimit dhe numërimit të votave me kusht dhe me postë për kryetar të Dragashit dhe Rahovecit. Sot do të fillojë po ashtu numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga dy komunat Prishtina dhe Prizreni.

“Sot do të merret vesh rezultati edhe për dy komunat e tjera, Prishtinën dhe Prizrenin”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.