Valon Murati : Diaspora, mision që nuk do përfundojë asnjëherë për mua

10.09.2017 22:22:28

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një statusi në rrjetin social Facebook, iu është drejtuar bashkatdhetarëve me të cilët ka punuar shumë gjatë mandatit të kaluar qeverisës, si ministër i Diasporës.

Ai ka thënë se ka qenë privilegj i tij që gjatë këtij mandati të njihet me të gjitha ata shqiptarë të njohur në fusha të ndryshme të jetës në vendet ku jetojnë. Ai ka theksuar se diaspora është një mision që nuk do përfundojë asnjëherë për të.

Gjithashtu, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe largimin e Lëvizjes për Bashkim nga koalicion PAN dhe vendosjen për të ecur të vetëm në rrugëtimin e tyre politik.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë,

Duke shërbyer si Ministër i Diasporës në mandatin e kaluar qeverisës, për mua ka qenë privilegj puna që kam bërë në funksion të forcimit të lidhjeve të diasporës me vendin. Ka qenë privilegj njohja me shumë nga ju, shqiptarë të njohur në fusha të ndryshme të jetës në vendet ku jetoni. Gjithashtu edhe me ju, gra e burra, që për dekada të tëra jetën tuaj e të familjeve tuaja e keni vendosur në shërbim të Kosovës dhe të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë. Dua t’u falënderoj të gjithë ju: mësues, arsimtarë, përfaqësues shoqatash, biznesmenë, aktivistë, sportistë, njerëz të kulturës, artit, shkencës e politikës për gatishmërinë për të punuar për vendin dhe njëkohësisht me mua si ministër. Dua t’i falënderoj ambasadorët e Kosovës dhe stafin diplomatik e teknik të ambasadave dhe konsullatave tona, për gatishmërinë e përhershme të bashkëpunimit me mua dhe bashkëpunëtorët e mi. Gjithashtu, dua t’i falënderoj edhe bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, ata të kabinetit tim politik dhe ata të shërbimit civil, për punën e pakursyer që kanë bërë. Shumë punë kemi bërë, edhe më shumë kanë mbetur për t’u bërë. Pavarësisht, që më nuk do të jem në krye të Ministrisë së Diasporës, diaspora është një mision që asnjëherë nuk do të përfundojë për mua.

Siç edhe e dini, unë përveç, tanimë, ish-ministër, jam edhe kryetar i Lëvizjes për Bashkim. Prandaj, zhvillimet e fundit rreth atdheut tonë të përbashkët, nuk më lejojnë të qëndroj indiferent e të mos i them edhe pak fjalë lidhur me të.

Për shkak të rrethanave politike të krijuara pas zgjedhjeve të 11 qershorit, kam pasur bindjen e thellë se rruga e duhur për ta vendosur Kosovën në binarët e një stabiliteti politik ka qenë një qeveri gjithëpërfshirëse, me mandat të kufizuar kohor por që do të çonte përpara disa nga problemet themelore me të cilat është përballuar vendi ynë në të kaluarën e afërt (reforma zgjedhore, krijimi i ushtrisë, demarkacioni, asociacioni etj.). Gjithashtu kam qenë i bindur, dhe e kam shprehur edhe publikisht, se një qeveri në të cilën shqiptarët dhe pakicat e tjera nuk e arrijnë shumicën (numrin prej 61 votave), do të thoshte fuqizim dhe krijim i varësisë politike nga Lista Serbe e cila, realisht, vazhdon të jetë dorë e zgjatur e Beogradit. Në rrethanat kur kjo ndodhi, kur nuk pati gatishmëri nga subjektet politike shqiptare (PAN-i, VV dhe LDK) për të tejkaluar interesat e ngushta partiake, unë, personalisht, dhe Lëvizja për Bashkim e konsideruam të pamundur të bëhemi pjesë e kësaj qeverie. Ne, gjithashtu konstatuam se rrugëtimin tonë politik tani më do ta bëjmë vetë, në mënyrë që programin dhe platformën tonë politike, si dhe atë të zhvillimit ekonomik, ta shndërrojmë në një alternativë serioze politike. Për ta arritur këtë, është i nevojshëm bashkimi i potencialit të secilit prej nesh. Ky projekt ka nevojë për njerëz të vullnetshëm dhe të drejtë, të cilët janë të gatshëm të japin kontributin e tyre të vlefshëm për të mirën e vendit tonë. Dhe, njerëz të tillë ka shumë