Valon Murati: Taksa të mos shërej si instrument për t’ u prishur me aleatët

30.01.2019 13:09:58

Lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se Kosova është në gjendje kaosi, kur më së shumti duhej të ishte unike.

Sipas Muratit, vendosja e drejtë e taksës dhe masave të tjera të reciprocitetit ndaj Serbisë, nuk duhet të shërbej si instrument për t’u prishur me aleatët tanë.

“Kur ne duhet të jemi më unik, ne jemi në një gjendje të paparë kaosi.

Në momentet kur ne duhet të jemi më unik se kurrë, në prag të bisedimeve me Serbinë, ne jemi në një gjendje të paparë kaosi. Si asnjëherë më parë Qeveria i ka rënduar marrëdhëniet me aleatët tanë SHBA-të dhe BE-në. Vendosja e drejtë e taksës dhe masave të tjera të reciprocitetit ndaj Serbisë, nuk duhet të shërbej si instrument për t’u prishur me aleatët tanë, e sidomos jo me SHBA-të. Si asnjëherë më parë, për shkak të papërgjegjësisë qeveritare vendi gjendet në një kaos të brendshëm të grevave dhe pakënaqësive për pagat dhe gjendjen sociale.

Marrëdhëniet jo vetëm pozitë-opozitë janë të ndera, por edhe ato brenda kampit qeveritar e po ashtu edhe ato brenda kampit opozitar. Opinioni është mjegulluar e çoroditur tërësisht.

Ndërsa një marrëveshje me Serbinë nëse jo sot, nesër, nëse jo nesër pasnesër, nëse jo pasnesër pas një viti apo në një të ardhme jo të largët është e domosdoshme për të vendosur bazat e funksionalizimit të shtetit të Kosovës qoftë në arenën ndërkombëtare po ashtu edhe në planin e brendshëm”, shkruan Valon Murati në Facebook.