Varane humb tri ndeshje të mëdha

04.04.2017 13:52:47

Varane ishte plagosur në atë zonë të kofshës më 22 janar, kur të tijtë pësuan disfatë në Valencia. Që atëherë ai nuk kishte luajtur, ndërsa u rikthye të dielën e kaluar.

Dje ishte i vetmi, që doli në fushë për trajnim, ndërsa sot nuk është ushtruar fare. Raporti mjekësor thotë: “Pas testeve të kryera sot nga lojtari ynë, në Spitalin Universitar “Sanitas La Moraleja”, Raphael Varane është diagnostikuar me një lëndim të shkallës së dytë në “biceps femoris” e majtë. Riaftësimi kërkon njëfarë kohe”.Mësohet se Varane do të humbasë katër javët e ardhshme, data në të cilat do të luhen ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, derbi kundër Atletico Madridit dhe “El Classico” kundër Barcelonës, më 23 prill. Qendërmbrojtësi francez ka qenë i padiskutueshëm në ekipin e Zinedine Zidane. Ai regjistron 32 ndeshje në këtë sezon, kur ka shënuar katër gola dhe ka dhënë disa asiste. Pavarësisht lëndimit të tij, ai është lojtari i katërt më i përdorur nga Zidane (2,753 minuta), vetëm pas Kroos, Ronaldo dhe Carvajal.