Vargje nga Lejla Hoti

29.01.2020 22:56:00

Poet

Nuk je poet
Nese nuk arrine të lexosh gjuhen e luleve
Pikëllimin dhe gëzimin
Kur ato shfaqin
Ne petalet shumë ngjyrë

Nuk je poet
Nese nuk i ndjen
dhimbjet e atdheut
Si dhimbje të trupit tënd
Kur mashtronjesit,, clirinjesit,, e masakronjë
Nuk je poet
Kur gjymtyret e atdheut gjak kullojnë
Dhe ti heshte
Heshte
E dhelperaket hedhin valle
Mbi fytyren e pikëlluar
Të atdheut
Ekranet e botës zëne
Duke u vetshpallur,, çlironjes,,

Nuk je poet
Nese nuk di të lexosh fytyren qiellore
Te vashes se dëshperua
Nga pafuçia për të ndryshuar
fatin e nënshkruat nga të tjeret. .
Poet nuk je
Nëse nuk ja fale
Një mikelim
Fëmijës këmbëzbathur
në çastet më trishtim…