Vargje nga Lejla Hoti

13.09.2019 10:55:48

TË GJITHË PO IKIN

Nga ky dhe i vendit tim
të gjithë po ikin
mos u këndoni zogjëve fluturakë
se mortja u ra
as djepet e zbraztë
mos lekundni
ninulla kot mos këndoni
se foshnje pak ka në këtë dhe
të gjithë po ikin
fytyra e atdheut e nxirë
mbulohet me re
dielli para perendimit
Rinia ikë
pa kthyer kokë mbrapa
po ikë…
nga atdheu i varferuar
me shpirt e bark bosh, ikë
në dhe të huaj
duke shpresuar një enderr të re
se në vendin tonë
hjenat valle luajnë

e bukë nuk ka…