Vargje nga Lumturije Sulejmani Drenica

03.09.2019 19:20:38

Drenicë o legjend

Drenicë o legjend që shekujve të përgjakur u qëndrove,
Drenicë o legjendë e papërkulur e kokë lartë,
O djep i qëndresës së stuhive që me rradh mbi ty kaluan,
Je dhe do mbetesh në zemrën e çdo kujt që ndjehet Shqiptar.

Drenicë plot dhimbje nga plagët që t’kullojnë gjak,
Në netë pa hënë në udhë të gjata me borë,
Këmbë zbathur ,këmbë enjtur plotë plagë,
I qëndrove shkaut pa ju trembur ball për ballë.

Shekujt ecën mbi trupin tënd duke lënë plagë,
U lanë me lot e u lanë me gjak,
Shekujt u plakën nga dhimbja e madhe,
Kur Nanave nuk u lanë as fëmijtë në bark.

U nxinë të zeza shekujt e qielli u përflak,
E toka ofshama lëshoj,historia po pikonte gjak,
Në kullë të Jasharëve gjaku shkonte lum,
Po trimat e Drenicës jo t’gjallë s’dorëzohen kurr.

Hej ti moj Drenicë trime e Dardanisë.
O djep legjendar,legjend e krenarisë,
Balli të ndrin sot dhe nuri seç të qesh
Plotë me lulëkuqe je mbushur në çdo cep.

Lavdia jote Drenicë vezullonë e ndrit,
Mbi çdo prak shtëpie edhe kulla të djegur,
Mbi male e ugare në fusha gjanë e gjatë,
Anë e mbanë arbërisë ,ku është gjak Shqiptari.

Fotografia e Lumturije Sulejman Drenica
Fotografia e Lumturije Sulejman Drenica