Vargje nga Mehmetali Rexhepi

21.07.2019 00:43:54

Nga libri poetik “Hirësi e flluskuar”

(Përgaditi D. LOHAJ)

Buletini cirilik parashikon
prore vranësirë
të bjerë
shi vreri
i murrmë
i zi
i verdhë
i kuq
mot për smuqth
kundërmim ngordhësirash
asnjë fije kërpudhë
për të fërguar
as ombrellë
as udhë
deri te ai
kundërmim bari.

*
shtrëngatat
shtrigë-gjatat
thonjtë
kosë vetëtimash
barut buullimash
përkundësh djepash

*
ç’vlejnë notat
pêr të njejtat
kompozime
cirilike të vajit
rebus i fajit
të djepit
e xhepit
të zbrazur
rebus në kub
barut
i fatit cub
anë e mbanë
kudo e kurdo
mbi reliev
shqip rrojtës
shtatë milion
anemikësh
( ar )miq
të goditur
pa rrufepritës
domosdoshmërisht
sindroma