Adem Jashari
Seç më mbërthen një zjarr i shpirtit
Kujtimeve e gjurmëve të historisë
Në odën e familjes tuaj bujare u gostita
Në sytë e fëmijëve tuaj shikoja lirinë
Bacë Adem edhe pse nuk të takova
Shumë frymëzim i fale secilit prej nesh
Në ballë të oxhakut na priti Bacë Shabani
Me fjalë burri zemrat na i bëri mal
Nënëmadhja Zahide na përqafoi
Me uratat e saj paqësisht na bekoi
Çdo hap që e bëjmë për atdheun
Hero i kombit komandant Adem Jashari
Në ballë të rezistencës prijatar
Shkëmb i pathyeshëm ndër beteja
Hisen e diellit nuk ua lë na nxijnë
Hajdutëve e kriminelëve barbarë
Frikën ua fute në palcën e kurrizit
Deri sa i palose shtat mbi shtat
Hero i kombit Adem Jashari
Trim mbi trima komandant legjendar
Një botë të tërë e ngrite në këmbë
Një Serbi të tërë e shembe përtokë
Dhe një ditë ne u takuam ballë për ballë
Ti i pavdekshëm na shikoje me krenari
Gatitu të qëndruam në shenjë nderimi
U betuam i madh e i vogël në shqiptari
Këmbë shkau nuk e shkel dot më lirinë
O ju trima të pavdekshëm e ballëlartë
Adem Jashari bashkë me vëllain Hamzën
E Bacë Shabanin mësues e luftëtar
Me përjetësinë tuaj me nder do të jetojmë
Prekazin shembullin më unik në botë
Betejë që mbetet e veçantë në histori