Vargje nga Tahir Bezhani

14.09.2019 00:14:45

NJË ZË I ËMBËL NGA LARGËSIA

 

Nga larg dëgjoj jehun e një kënge

Këndonte piskë mikja ime e vjetër

Ai zë i ëmbël si mjalt blete

Shponte qiellin,  shpirtin   tim

Melodi mallëngjyese si në lotim

I dehur mbeta  në gotë të thyer vëre

Nga majat e gishtërinjëve pikonte gjak

Diç digjej nga brenda,zjarri nuk  shihej

Ah!… Ofshamët  vijnë  papritur

Zier në avullin e dashurisë së sikletosur

Sikur të ishte  uji Valbone ai zë,ajo këngë

Do e pija të tërin për shëndet

Ilaç për shpirtin e lënduar

I pa brengë do shkoja në atë jetë…..

 

 MBLEDHËS  I GJURMËVE

Në galerinë time  ruaj gjurmë  të kohës

Të heshtura rrinë, flasin me veten e vet

Ruajnë dëshminë  e  errësirës memece

Të jetës së grimcuar zgavrave të natës

Koleksion i bukur

Fijokave të galerisë  sime

Ndarë  në  folie pikllimi:

Të gishtërinjve të duarve në një vend

Të këmbëve zbathur në anën tjetër

Të mbathurave veq e veq,tej atyre zbathur

Një sasi  gëzhojash të zbrazura

Kundërmojnë erë baroti

U vjen duhma gjak,në tokë i kam futur

Sytë e  maskuar  kanë ngjyrat e veta

(Natën si të gjarpërit ndriçojnë e ikin)

Gjithë koleksionet e  kohës i  ruaj

Në muzeun e kujtesës

Faktologji  që flet  të vërtetën

Dëshmitarët e gjallë gënjejnë…..