Vargje për Nolin nga Bardhyl Londo

10.01.2020 12:19:31

KUSH JE TI ?

Kush je ti? Sfide e shekujve,
grusht i tiraneve,tmerr i mbreterve.
Lirine kerkon. Pushka ska çark.
Fluturimin do e krahet s’i hap.
Me rraso je veshur,zotin e tall.
Kush je ti? Perendi a djall?

Here Bethoven,here Kajam.
Nuk e di kur qesh, nuk e di kur qan.
Ofeli e embel, korb qe te tremb,
te dhemb kaq shume e s’di ç’te dhemb.
Hamlet i ngrysur, Sanço hokatar,
gjysme asket, gjysme mekatar.

Here urrejtje, here dashuri.
Kush je ti? Zjarr apo hi?
Zhurmen e pelqen,heshtjes i flet
gjysma lolo,gjysma mbret.
Kembet ne Boston zemren ne Ballkan.
Njeri sy te qesh,tjetri te qan.

Duart te ngrijne,zjarrin s’e ndez.
Lumejte i pi e etja te djeg.
Heshtje e shurdher, gjemim hata.
Kush je ti, kush je ti, pra?
Oh, po pas dilemes u fshehka gjeniu,
brenda nje loti ndritka njeriu.
Keshtu ngjitesh e zbret shekujve;
sfide e harrimit ,tmerr i mbreterve,
zjarr qe pervelon,kallkan acar.
Kush je ti? Noli shqiptar!