Varrezat pastrohen vullnetarisht nga të rinjtë e Suharekës

10.02.2019 20:16:51

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se të rinjtë e këtij qyteti  në mënyrë vullnetare kanë pastruar varreza.

Muharremaj ka thënë se pas punës ata kanë pasur nevojë që të relaksohen.

“Aksioni i të rinjve nga Leshani për pastrimin e varrezave, tregon shembullin e mirë që duhet ndjekur si shoqëri e organizuar.

Në Komunën e Suharekës respektohet gjithmonë tradita e punës”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.