Varrimi pa arkivol i idesë për korigjimin e kufijve

12.05.2019 02:53:46

Nga Binak Maxharraj

-Në Tiranë Vuçiq i thotë Thaçit:Hashimi varët nga unë,vepron ashtu siç themë unë,ka dosje të ne.
-Luginën e Presheves Hashim Thaçi do ta marrë në stilin e Kryengritjs fshatare në Kroaci nën udhehëqjën e Matija Gubecit të vitin 1573.
-Hashim Thaçi e mashton opinionin kur thotë për marketing të vetë se edhe Presidenti Ibrahim Rugova ishte për ndarjën e Kosovës

Pas përfundimit të Samitit në Berlin Kryeminstri Ramuash Harajdinaj ishte plotë shend e verë,i relaksuar tej mase kur deklaroi ,u kry edhe kjo punë,së ideja për korigjimin e kufijve ka vdekur,është varrosur,por ky varrin ishte pa arkivol(tabut).Këtë ide ia morem nga dora proserbes Federka Moghrenit,për ta lënë ne duar te sigurta te Kancelares së Gjermanisë Merkel dhe Presidentit të Francës Marcon.

Jo Kryeministër nuk është kry,kjo ide vazhdon të jetë e gjallë.
Pori shin aty edhe dy varrëmihës të Kosovës Hashim Thaqi dhe Edi Rama të cilët as se si të pajtohën së ideja I korigjimit te kufijve u vorros përgjithmonë.Ata bile e quajtën të pa sukseshëm Samitin ne Berlin.Ata as me harta ne duar,(prapa shpinëes Kryeministit Harajdinaj)nuk mund ta bindnin zonjën e hekurt Merkel për ndarjen e Kosovës.

Ishin shumë të brengosur,të mërzitur.Tue e pas parasysh së ideja prosllave për ndarjën e Kosovës po u ikë nga duart,veçmas Hashim Thaçi filloj të vjellë helm e vrerë për shtetin me të fuqishëm në Evropë Gjermanin

Ai si i tëbuar,si bisha e egër e sulmoj Gjermanin duke thane së Gjermania nuk e ka ndihmu luftën e Kosovës,anipse ky çafir e di mire së Gjermania kontribuojë shumë gjatë luftës në çlirimin e Kosovës,në ndertimin dhe rindertimin e Kosovës me donacione te shumëta,qe gjysmën i vodhi vete Hashim Thaçi me komandantet e tij.

Hashim Thaçi shkojë edhe më large në paturpësi duke thane së ky Samit nuk ka vlerë pasiqë nuk qenka ftu edhe Amerika të cilës dikuar mundohëj me ja futë thikën pas shpine,ne stilin unë luaj koçe me Amerikën.Ky i gjorë paska harru së Samiti I Berlinit është ba në kordinim të plotë më Amerikën.Por,Thaqit për korigjimin e kufijve i ka mbetë një fije shprese vetem të Joe Boltonit proserb.

Këtë mund ta thotë vetm një i çartur,një katil më mendje të çekuilbruar.

Sipas Thaçit Gjermanija është dashtë ta pyes Amerikën edhe për borën e parvjeme.Çfarë ironije.

Ideja për korigjimin e kufijve nuk është varrosë përgjithëmonë.
Tashti gjarpri ia ka vu zilën vehtës në bishtë që ta zhurmojë edhe më shumë këtë ide.Kjo u pa edhe ne Samitin Brdo Brione në Tiranë.Aty ishte edhe simpatia e tij Federika Moghenini e cila me buzqeshjen e saj cinike,njësoi si të Thaçit,mundohej të relakson Thaçin e Vuçiqin të deshpruar nga z.Merkel.

Thaçi dhe Rama edhe në këtë Samit biseduan për korigjimin e kufijve pa fije turpi,anipse kësaj pune i ishte vu njefarë kapaku në Berlin.Këtu ata folën edhe për disa dokrra rreth unifikimit gjithëshqiptar,për heqjën e barierave kufitare,ertj.

Por,i mjëhershem ishte reagimi padronit të tyre i Presidentit të Serbis Aleksandër Vuçiq kur ju tha mblidhi mend së për çka po folni,mos luani me zjarr,se ai do të ju kale te dyjve.

Vuçiq madje e thotë hapatas në Tiranë se Hashim Thaçi varet nga ne,është i kapur,ai vepron së çka i thamë unë.

Në Tiranë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sikur e mori autorsinë për iden e korigjimt të kufijve më Sërbin,duke thane së kjo është ide e imja,duke harruar se korigjimi I kufijve është ide e moçme Serbe duke filluar nga nacionalisti serb Dobrica Çosiq,i cili qe ne Plenumin e gjashtë të KQ të Serbisë në vitin 1966 e hodhi çështjën e Kosovës me te cilën mendonte se duhet të përkufizohëm me kufij të rij.Ai u përjashtu nga KQ i Serbisë edhe nga LKJ.

Por pas shkatërrimit të ish-jugosllavisë,kur mbeti si jugosllavi vetem Serbia me Malin e Zi, në kohën Sllobodan Millosheviqt ai u ba njefarë kryetari i kësaj krijese te re jugosllave.Ai edhe atehërë përpiloi skica,plane dhe harta për ndarjën e KosovësPasardhësi i tij Milan Paniq erdhë fluturim në Prishtinë i cili u taku me Prsedentin historik Ibrahim Rugova i cili pas e degjoi iden e tij për ndarjën e Kosovës tha shkurt pa mendu fare se nuk bane,kjo ide nuk kalonHashim Thaçi rrenë kur thotë se edhe Rugova ishte për ndarjën e Kosovës.Iden e tij e moren edhe proqetnikët e sodit Vuçiq dhe Daqiq të cilët krejtë këtë gjurullti po e bjanë me qellim të ndarjës se Veriut nga Kosova.

Këta të dytë thonë se nuk ka dhe nuk do te këtë kurrfarë mareveshje me Kosovës pa marrë diçka nga Kosova.Vuçiq thotë se mareveshja mund te arrihet vetem ateherë kur Serbia të mere diçka nga Kosova,por pinjoni i Millosheviqit Daçiq deklarohet edhe më qartë kur thotë se “vija kufitare duhet të zbresë nga Rashka në Zveçan”.Këtë”ikonë”të veten Daçiq e thotë kudo qe shkon nepër botë si Minister i jashtem i Sërbisë.
Pra,ketu është diçka më thellë së sa taksa që Serbija po e merr si pretekst.

Thaçi apo gjarpni i Kosovës më zile ne bishtë në Tiran u mundua ta marrë sit ë veten autrsinë e korigjimit të kufijve,por deshtoi.

Por,ideja origjinale e Gjarpnit tone më zile Hashim Thaçit mund të jetë vetem çshatja e mashtrimit ordinar qe po ju bane banërëve të Luginës së Preshëvës,së cilën as ata vetë nuk i besojnë Thaçit, duke e thanë si ciceroni së do te ja bashkojë Luginën e Presheves Kosovës duke aluduar së vetem për këtë ndryshim të kufijve angazhohet,pa e cenuar asnjë centimeter tjeter tokë të Kosovës.Kështu thoshte edhe për Çakorrin së Kosova nuk po e humë asnjë centimetër tokë,por Çakorri me 82 hektar tokë shkojë në pakëthim.

Por Gjarpni me zile i Kosovës Hashim Thaçi asnjëherë,bile kurr nuk e pati kurrajon por as guximin të thotë së si do ta bashkojë Luginën me Kosovën.Po,a e din ai së as në pazar nuk mund të bleshë diçka pa para.A e dine ky zoteri së ku gjendët Lugina e Preshëves,a e din ky çyqarë se Lugina është pjesë integrale(me hater apo me zor)e Serbisë së së për këtë nuk pyetet Thaqi.Thjeshtë për te marr Luginën si teritor të Serbisë,duhet thane Serbisë Veriun e Kosovës që nuk ia vlenë,sepse te ia marrish Kosovës Veriun e praruar ne arë me Ujamnin do të thotë Kosova mbetet si një trup pa kokë,dhe ja kjo është ajo kutija e pandorës qe do te hapët.

Apo, Presidenti i Kosovës e ka gjetë menyrën si si ta bashkojë Luginën e Preshëvës,pa dhanë asnjë centimeter tokë.Ndoshta ai si një historian mendon së këtë ide të tij do ta realizojë sipas modelit të Matia Gubecit në Kroaci në vitin 1573 kur e organizoi Kryengritjën fshatare kundër mjerimit feudal qe po u bante fshtarëve regjimi i atehrëshëm i feudalëve.

Pra,sipas modelit të Matia Gubecit,prijesit të Kryengritjes fshatare në Zagorje të Kroacisë të vitit 1573,Hashim Thaçi duhet të organizaoj një Kryengritje të tillë.Të shkojë në Drenicë e kudo në Kosovë t’I mbledhë sa më shumë fshatarë të cilët ishin të zdadhur e te zdeshur,ti armatos ata,si ne kohën e Matia Gubecit,me sopata,kosa,huj,draper,kmesa,çekiqa,thika dhe më ta duke kaluar kufirin të Muqibaba të ia mësyn Luginës së Presheves për te ta çliruar nga Serbia dhe me ja bashku Kosovës.Ndoshta atje do ta presin më lule dhe brohorijtje “shokët e tij të idealit”Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq do të ia dorëzojnë falas Luginën Hashim Thaçit duke ia bashku Kosovës.Kështu shokët e idealit të Hashim Thaçit do të këthehën nga gjakësore të tmersheëm në “paqesor të urtë” nga frika e Kryengritjes fshatare të organizuar nga Hashim Thaçit.Dhe ja,keshtu ia bashkonë Luginën e Presheveës Kosovës pa dhanë asnjë centimeter tokë Kosove.

Çmenduri hesapi e Hashim Thaçit…?!