Varrosen eshtrat e vogëlushes gjashtëmuajshe të vrarë në Izbicë

28.12.2017 13:32:44

Familja Qelaj shtatëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës ka varrosur eshtrat e vogëlushes së tyre, Dafinës, e cila ishte vrarë nga forcat serbe në mars të vitit 1999.

Në varrezat e dëshmorëve në Izbicë janë varrosur eshtrat e vogëlushes Dafina Qelaj.

Ajo ishte goditur në kokë nga forcat paramilitare serbe teksa ishte në gjirin e nënës së saj, dhe nga plaga e marrë ka ndërruar jetë një ditë më pas.