Vatikani dënon komentet se tërmetet në Itali janë “ndëshkimi i Zotit” për mëkatet e homoseksualëve

04.11.2016 23:53:34

Vatikani ka dënuar një radio – stacion të krahut të djathtë katolike pas një deklarate se tërmetet e fundit në Itali janë “ndëshkimi i Zotit” për të drejtat e homoseksualëve në këtë vend.

Vatikani këto deklarata i ka quajtur shumë fyese dhe skandaloze, transmeton Klan Kosova.

Një murg ka thënë se tërmetet në Itali, përfshirë edhe atë të gushtit ku vdiqën 300 persona u shkaktuan nga mëkatet e njerëzve.

Sipas tij, arsye kryesore për tërmetet është aprovimi i martesës mes së njëjtit seks.

Por Vatikani i ka hedhur poshtë këto deklarata duke thënë se ato nuk kanë të bëjnë fare me fenë katolike.