Vazhdojmë tutje, thotë Ermina Përlaskaj – Lekaj për angazhimet e saj si përfaqësuese e shqiptarëve në Kuvendin e Kroacisë

16.08.2016 12:34:13

Ish-deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, si dhe kandidate për të fituar sërish një mandat deputeteje, znj. Ermina Përlaskaj Lekaj, nëpërmjet një postimi në faceook u është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një thirrje për ta mbështetur me votë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kroaci, më 11 shtator për të vazhduar punët e mira që ka filluar gjatë gjashtë muajve sa zgjati jeta e legjislaturës së kaluar të Kuvendit të Kroacisë.

Në postimin e saj, znj. Përlaskaj – Lekaj, kërkon votën për të përfaqësuar shqiptarët, dhe për të zgjidhur problemet e identifikuara gjatë periudhës sa ishte deputete.

Të plotë postimin e saj mund ta lexoni më poshtë, dhe të vlerësoni përkushtimin e saj për të realizuar ato që përmend në të, duke pasur parasysh edhe angazhimet e saj gjashtëmujore në këtë drejtim:

“Të dashur votues,
Sot po nisim bashkë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 11 shtator. Uroj të arrijmë bashkë synimet tona për një mirëqenie të përbashkët në shoqërinë kroate.
Gjatë mandatit tim gjashtëmujor si përfaqësuese, deputete e juaja në Parlamentin Kroat, arrita të vendos themelet e një pune të mirë për pakicat, ashtu edhe për shqiptarët e mi. Kam arritur të lidh marrëveshje të shumta në favor të shqiptarëve dhe pakicave të tjera, duke ndihmuar bizneset, punën dhe familjet e tyre. Kam identifikuar disa probleme me të cilat përballen pakicat në Kroaci dhe i kam adresuar disa prej tyre tashmë. Këtë e sheh më së miri duke qenë vetëm brenda në Parlament, në institucionin më të lartë të vendit.
Do të angazhohem të realizoj punët që kam nisur, duke qenë deputete. Do të kërkoj zgjidhjen e shumë problemeve, të cilat I kam parë që janë evidente. Për këtë kërkoj mbështetjen tuaj në këtë fushatë.
Kohëve të fundit, kam dëgjuar disa zëra të cilat nuk na çojnë askund. Dua t’ju siguroj ju të dashur votues se nuk qëndrojnë deklarimet që keni pasur rast ndoshta t’i dëgjoni. Ju kujtoj, sidomos ju shqiptarë të mi, se unë jam bijë hasjane, bijë e një zejtari shumë të devotshëm, bijë e juaja. Më së miri, unë mund t’ju kuptoj punën dhe sfidat me të cilat përballeni.
Zotohem se do të vazhdoj përkrahjen për Ju, për familjet tuaja dhe për fëmijët tuaj, që të arsimohen edhe më shumë dhe të marrin vendin meritor në shoqërinë kroate. Kemi shumë të rinj të shkolluar, intelektualë, të cilët duhet të marrin pozitat që u takojnë në institucionet kroate. Do të jem përfaqësuese e denjë edhe për të gjitha pakicat tjera.
VAZHDOJMË ME TUTJE!
Ju ftoj që më 11 shtator të kryejmë obligimin tonë qytetar dhe të votojmë numrin 4.
Ju faleminderit!
Ermina Lekaj Perlaskaj, deputete e juaja!”