Vazhdojnë duke u rritur sulmet ndaj muslimanëve të Arakanit

05.10.2017 14:47:39
“Budistët fanatikë, nën kujdesin e policisë po i vazhdojnë sulmet ndaj muslimanëve të Arakanit”

Organizata Unioni Rohingya në Arakan (ARU) njoftoi se sulmet ndaj muslimanëve të Arakanit po vazhdojnë duke u rritur.

ARU e cila përbëhet nga 61 komunitete të muslimanëve të Arakanit dha deklarata lidhur me gjendjen e fundit në Arakan.

Duke bërë të ditur se sulmet ndaj muslimanëve në Arakan po vazhdojnë dhe se në qytetet Maungdaw, Buthidaung dhe Rathidaung kanë ndryshuar strategjitë e tyre, në deklaratë thuhet se “Autoritetet e qeverisë së Mianmarit në kohët e fundit u thonë muslimanëve të Srakanit se operacionet ushtarake në Maungdaw dhe Buthidaung kanë përfunduar dhe se ata mund ta vazhdojnë jetën e tyre në mënyrë normale. Përkundër kësaj, budistët fanatikë, nën kujdesin e policisë po i vazhdojnë sulmet ndaj muslimanëve të Arakanit duke i rritur ato”.

Në deklaratë thuhet se muslimanët e Arakanit të cilët kanë kaluar në Bangladesh kanë njoftuar se ka rritje të rasteve të përdhunimit të grave muslimane nga forcat e sigurisë dhe nga budistët fanatikë në Arakan.

Në deklaratë ku bëhet e ditur se në Maungdaw ka përmirësim relativ të gjendjes por që në Buthidaung gjendja është duke u përkeqësuar shumë më tepër, njoftohet që në Rathidaung nuk ka mbetur pothuajse asnjë musliman i Arakanit.

Gjithashtu thuhet se muslimanët e Arakanit të cilët kanë mbetur në fshatrat e Arakanit, janë në gjendje të rëndë dhe kanë nevojë për ushqim, por që budistët fanatikë po i ndalojnë muslimanët e Arakanit që të shesin ushqim.

Thirrje Mianmarit dhe bashkësisë ndërkombëtare

Në deklaratë po ashtu bëhet thirrje për zbatimin e këshilave të Misionit Këshillues të Arakanit në krye me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të OKB-së Kofi Annan, lejimin e kthimit të muslimanëve të Arakanit në shtëpitë e tyre dhe rindërtimin e fshatrave të shkatërruara, heqja e mbështetjes së forcave të sigurisë së Mianmarit për budistët fanatikë për të cilët ofron armë, dhënies fund të incidenteve të dhunës dhe dorëzimi i përgjejgësve të tyre në drejtësi, sigurimi i hyrjes së ndihmave humanitare dhe të anëtarëve të mediave në rajon, si dhe ndalimin e përhapjes së lajmeve jo të vërteta.

Në deklaratë po ashtu iu bë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që në Këshillin e Sigurisë së OKB-së të gjejë një zgjidhje efektive lidhur me krizën si dhe që t’i bëjë presion qeverisë së Mianmarit për rikthimin e të drejtave të shtetësisë muslimanëve të Arakanit.

Ndryshe, mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare.

Gjatë sulmeve të fundit të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë djegur ose shkatërruar rreth 200 fshatra.

Ndërkaq, 84 për qind nga gjithsej afër dy milionë muslimanë të Arakanit që janë përballur me sulme sistematike dhe spastrim etnik në Mianmar që nga vitet e 70-ta, janë strehuar në vendet fqinje.