Vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata nëpër kufij

24.07.2019 14:31:09

Qytetarët vazhdojnë të ballafaqohen me pritje e kolona të gjata në hyrje e dalje të Kosovës.

Tash e sa ditë, bashkatdhetarët janë duke u përballur me pritje e kolona të gjata në kufijtë për në hyrje të Kosovës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar statistikat e fundit nëpër kufijtë, shkruan lajmi.net.

Sipas kësaj qendre, në Mendare pritjet për në hyrje të Kosovës janë nga 1 orë deri në 1 orë e gjysmë ndërkaq kolona ka arritur 500 metra.

Po ashtu në këtë pikë kufitare ka pritje edhe ne dalje të Kosovës është gjysmë ore ndërkaq kolona është 300 metra.

Në krahasim me ditët e tjera, sot në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritja për të hyrë në Kosovë është 20 minuta ndërkaq kolona është 150 metra. Në këtë pikë kufitare për të dalë nga Kosova pritja është deri në 30 minuta kurse kolona e gjatë deri në 250 metra.

Edhe në Muçibabë, ka kolonë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritja për të hyrë në Kosovë në këtë pikë kufitare është 30 min ndërkaq kolona është 250 metra.

Po ashtu edhe në dalje të Kosovës në këtë pikë kufitare ka kolonë dhe pritje.

Qytetarët janë duke pritur nga 20 minuta kurse kolona është 150 metra.