Vazhdojnë lëkundje të forta termeti në Durrës

28.11.2019 12:51:49

Një tërmet tjetër ka ndodhur në Shqipëri.

Lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Durrësit.

Raportohet se tërmeti ishte i magnitudës 4.5.

Nga këto lëkundje qytetarët e Durrësit raportohet se janë në panikë.

Epiqendra këtë herë ishte te Kepi i Rodonit.

Tërmete tjera u ndjen edhe mëngjesin e hershëm të ditës së sotme.