Vazhdojnë paqartësitë për shfuqizimin e marrëveshjes Turqi – Maqedoni për diplomat

Vazhdojnë paqartësitë për shfuqizimin e marrëveshjes Turqi – Maqedoni për diplomat

26.01.2017 10:23:30

Shoqata e studentëve të diplomuar në universitetet turke u bën thirrje personave të prekur nga shfuqizimi i marrëveshjes së njohjes reciproke të diplomave me Turqinë që t’u besojnë vetëm informacioneve që dalin nga institucione zyrtare.

Pas publikimit të lajmeve për shfuqizimin e marrëveshjes, Shoqata ka kontaktuar menjëherë institucionet zyrtare të Maqedonisë dhe të Turqisë për të mësuar diçka më tepër rreth kësaj çështje.

Shoqata kërkon që personat e prekur nga kjo çështje të jenë të qentë dhe të mos i marrin parasyshë sqarimet e publikuara, por vetëm të presin sqarime nga institucionet zyrtare.

Ata zotohen se do të vazhdojnë të punojnë në zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohen studentët e diplomuar në universitete turke.