Vazhdojnë punimet nëpër rrugët e Kërçovës (Foto)

16.10.2016 18:20:14

Në profilin e tij zyrtar, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari njofton se një nga rrugët kryesore të qytetit dhe fshatrave të pjesës jugore të Kërçovës, është duke u asfaltua.

Ai bën të ditur se kjo rrugë është 1.3 kilometër e gjatë, por mjaft e rëndësishme për ndërtim dhe zhvillim, duke mundësuar qarkullim të lehtë për qytetarët.