Vazhdojnë të lëvizin barkat në Strugë, përkundër ndalesë

14.07.2018 21:14:27

Përkundër vendimit të Këshillit të Komunës Strugës për ndalimin e barkave në Liqenin e Ohrit, në liqenin e Ohrit në Strugë mund të vërehen këto mjete lundruese.
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko për AIM thotë se inspektorët janë në teren dhe secila barkë që do të vërehet në liqen do të konfiskohet, dhe do të pasojë gjobë.

“Inspektorët janë në teren. Disa thonë se nuk mund t’i prekim në ujë, sepse ajo është kompetencë e portit të liqenit, nëse dalin në tokë, atëherë është kompetencë e Komunës së Strugës. Ne do ta presim kur do të dalin të marrin njerëz, që t’i ndërmarrim të gjitha masat e parashikuara me ligj”, deklaroi Merko.

Sipas tij, problemi është se nuk janë të regjistruara këto objekte lundruese dhe nuk dihet pronari, shkruan Telegrafi në Maqedoni.

“Mundohemi të respektohet vendimi i Këshillit. Ata që e marrin të drejtë të mos e respektojnë, do të gjobiten. Deri më tash jemi të kënaqur dhe më kryesorja që këtë vit nuk kemi viktima në ujërat e Liqenit të Ohrit”, deklaroi Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Vendimi për ndalimin e barkave me pedale në Liqenin e Ohrit në Strugë e solli Këshilli para fillimit të sezonit veror, për shkak, siç thanë ata, aksidentet që kanë ndodhur nga këto barka kanë mbaruar me viktima. Pronarët e barkave

me protesta e pranuan vendimi dhe paralajmëruan se drejtësinë do të kërkojnë në organet më të larta.