Vazhdon debati në distancë ndërmjet kryeminstrit Mustafa dhe pjesëtarëve të partive opozitare

30.07.2016 22:30:19

Debati i filluar sot pas publikimit të një postimi të kryeministrtit Mustafa në faqen e tij në facebook, ka vazhduar gjatë tërë ditës. Gjatë këtij debati, kryeministri Mustafa këmbënguli që individët e përfshirë në këtë debat të sillnin fakte se humbisnin 8200 hektarë me demarkacionin, ose të pranonin se kanë mashtruar, ndërkohë që nga ana e tyre, të tjerët u shërbyen me fjalor fyes, denigrues dhe patetik. pastimi i mëposhtëm i kryeministrit Mustafa, është në vazhdën e postimeve të gjertanishme të të tij:

“Pali i AAK-së, Rexhepi i VV e disa të tjerë sot më cilësuan me fjalorin e origjinës së tyre, por asnjëri nuk pati guxim dhe gatishmëri të thotë ku janë hektarët për të cilët ia vunë flakën Kosovës.
Unë ju ftoj të dëshmoni për hektarët, ose të pranoni publikisht se keni mashtruar dhe të votoni demarkacionin.”