Vazhdon oferta e aranzhimeve turistike për në bregdetin turk

22.07.2016 16:09:45

Operatorët dhe agjencitë turistike, anëtare të Shoqatës së hotelierëve dhe turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, të cilët kanë akorduar aranzhime turistike me fluturime çarter për sezonin veror në Turqi, vazhdojnë të ofrojnë udhëtime për në vendet e dëshiruara në bregdetin turk.

Siç njoftojnë nga Oda ekonomike, ky vendim është marrë pas bisedimeve të mbrëmshme dhe analizës së bërë rreth situatës së porsakrijuar në Turqi.

Për marrjen e këtij vendimi ka ndikuar edhe kumtesa nga Këshilli për kulturë pranë Ambasadës së Republikës të Turqisë në Shkup, me të cilën konfirmohet se të gjithë mysafirët e huaj që gjenden dhe planifikojnë të qëndrojnë në Turqi janë të sigurt, si dhe se në tre muajt e ardhshëm, duke filluar nga 21 korriku i këtij vitit, deri sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, janë rritur masat e sigurisë dhe masat parandaluese.

“Nga ana tjetër, në pajtim me situatën aktuale në Turqi, te objektet e hotelerisë që janë anëtarë të Shoqatës së hotelierëve dhe turizmit, fluksi i zvogëluar eventual i turistëve turq në vend, i cili do të krijohej pas anulimeve të paralajmëruar të rezervimeve, mund të pasqyrohet negativisht në punën e tyre vijuese të planifikuar”, theksojnë nga Oda ekonomike.