Vazhdon përplasja AAK-LDK: Teuta Hoxha ia numëron dështimet Qeverisë Mustafa (Dokument)

27.11.2016 17:46:48

Pas deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa në lidhje me uljen e shkallës së papunësisë është deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, e cila ka vendosur që t’ia numërojë kryeministri dështimet e tij.

trit Isa Mustafa në lidhje me uljen e shkallës së papunësisë është deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, e cila ka vendosur që  t’ia numërojë kryeministri dështimet e tij.

Haxhiu thotë se, Qeveria Mustafa është shkelësi më të madh i të Drejtave të Njeriut.

“Ju them, që për të “bëmat” tuaja, duhet të keni fakte, sepse deri tani keni pasur vetëm deklarata BOSHE, që vetëm ju dini t’i bëni”, shkruan ajo në Facebook, transmeton lajmi.net.

Lexo postimin e plotë të Teuta Haxhiut:

“Kyeministri Mustafa dhe Qeveria që ai udhëheqë – Shkelësit më të mëdhenj të Drejtave të Njeriut.

* Mbi 63 % të rekomandimeve të Avokatit të Popullit janë të pazbatuara nga Qeveria Mustafa. Edhe në Rapotin e Progresit ka vërejtje për moszbatim.

* “Kryeministri i Facebook-ut”, llogaritë për papunësinë në Kosovë i sheh MBRAPSHTË!

Kënd e llogaritni të punësuar në qeversjen tuaj Kryeministër?

– Mbi 100 mijë qytetarë që i detyruat të lëshojnë Kosovën, pas ardhjes tuaj në krye të qeverisë?

– Dhjetëra mijëra të rinjë e të reja që dita ditës po gjejnë punë të përkohshme në Europë (falë familjeve shoqërisë, gjindshmeris se vet apo Diasporës sonë të çmuar)?

* Apo, ndoshta, llogaritë tuaja si Ekonomist ju dalin si punësime këto kategori:

– Ndalja e pensioneve të familjeve të Dëshmorëve;

– Ndalja e pensioneve përonave 100% të verbër (për këtë kemi edhe fakte, që vetëm një rast, nga shumë të tillë).

Duke ua rikujtoj edhe një herë, që ju jeni SHKELËSI MË I MADH I TË DREJTAVE TË NJERIUT në Republikën e Kosovës.

Ju them, që për të “bëmat” tuaja, duhet të keni fakte, sepse deri tani keni pasur vetëm deklarata BOSHE, që vetëm ju dini t’i bëni”, shkruan ajo. /Lajmi.net/