“Vdekja e Astrit Deharit, e frikshme për shoqërinë”

06.11.2016 07:32:40

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari ka shkruar në Facebook pas lajmit për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Sipas saj, vdekja e Astrit Deharit është e rëndë për familjen, e rëndë për miqtë, bashkëpunëtorët dhe e frikshme për shoqërinë.

“Në këtë ngjarje tragjike ngushëlloj familjen dhe gjithë të afërmit e Astritit, Lëvizjen Vetëvendosje si dhe uroj të mos përsëritet kurrë më rast i tillë.  Rinia jonë duhet të jetë në vlugun e jetës dhe përparimit e jo në mes të dëshprimit, vuajtjes dhe deprimimit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Kusari.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili po mbahej prej 68 ditësh në paraburgim, ka vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.