Vdekja e legjendës, ja mesazhet që nga Trump, Iker Kasijas e plot personazhe të njohur

27.01.2020 00:02:55
People gather around a makeshift memorial for former NBA and Los Angeles Lakers player Kobe Bryant after learning of his death at LA Live plaza in front of Staples Center in Los Angeles on January 26, 2020. - NBA legend Kobe Bryant died January 26, 2020 in a helicopter crash in suburban Los Angeles, celebrity website TMZ reported, saying five people are confirmed dead in the incident. (Photo by Frederic J. Brown / AFP) (Photo by FREDERIC J. BROWN/AFP via Getty Images)

Vdekja e Kobe Bryant ka tronditur botën e sportit e përtej. Kolegë, miq e të njohur të basketbollistit legjendar po përcjellin ngushëllimet e tyre për një humbje kaq të madhe, por shumë tregojnë me mesazhet që kanë postuar në rrjetet sociale se e kanë dhe gati të pamundur ta besojnë që Kobe Bryant është shuar vërtet.

Bryant mësohet të ketë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit privat me të cilin po udhëtonte në Calabasas, të Kalifornias. Khloe Kardashian shkroi menjëherë në Tëitter: “Kjo nuk mund të jetë e vërtetë, në asnjë mënyrë! Po më dhemb zemra”! Ajo vazhdoi me një tjetër postim: “Ju lutem, mos lejoni që kjo të jetë e vërtetë. Po dridhem!!”

Kolegu Tristan Thompson dukej i dërrmuar në mesazhin e tij po në Tëitter: “ Shoku, uroj që të mos jetë e vërtetë, nuk ka mundësi”, ishte postimi i tij. “ E njihja prej 10 vjetësh, gjithmonë i qeshur e i dashur. Tani je një legjendë me krahë. RIP Kobe” ka shkruar Demi Lovato.

Mendimet e Bella Hadid shkuan dhe për familjen e 41 vjecarit. “Nuk mund ta besoj…U prehsh në paqe, Mbret…jam pranë Vanesës dhe fëmijëve tuaj të mrekullueshëm në këtë moment të vështirë”, shkruan modelja.

Mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur dhe nga presidenti Donald Trump, e gjithë shoqata e lojtarëve profesionistë të basketbollit në SHBA u shpreh se anëtaret e saj ndihen të shokuar e realisht të shkatërruar nga ky lajm. Guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom dhe e shoqja Jennifer e quajtën këtë vdekje “një tragjedi”, shumë fansa të tij kanë shpërthyer në lotë e luteshin që lajmi të mos ishte i vërtetë. Ngushëllime mbërritën deri edhe nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, teksa atletë nga e gjithë bota, përfshrë Shaquille O’Neal, kanë përcjellë dhimbjen e tyre në Tëitter.

“Jam i tronditur! Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë, botën e basketbollit dhe sportit në përgjithësi.  Prehu në paqe Kobe”, ka shkruar Iker Kasijas.