Vdekja e Rexhep Berishës, babai i heroit Nuhi Berisha/ Kryeministri Mustafa ngushëllon familjen Berisha

28.06.2017 12:50:15

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

E nderuara Familje Berisha,

Me dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Rexhep Berisha.

Duke qenë babai i Nuhi Berishës, njërit prej heronjve më të mëdhenj të Kosovës në luftën për liri, Rexhep Berisha ishte njëkohësisht figurë emblematike e frymëzuese e Anamoravës dhe Kosovës në përpjekjet e popullit të Kosovës për realizimin e synimeve kombëtare.

Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për Familjen Berisha, për Gjilanin e më gjerë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën Familja Berisha kontribuoi aq shumë.

Lavdi!

Isa Mustafa,

Kryeministër i Republikës së Kosovës