Vdes 74 vjeçari nga Vrapçiqi i prekur me COVID-19

Vdes 74 vjeçari nga Vrapçiqi i prekur me COVID-19

09.04.2020 20:48:20

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.