Vdes aktivisti i LDK-së

20.07.2020 18:09:54

Ka ndërruar jetë aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se sot Vushtrria e ka humbur njërin nga qytetarët më të dalluar të saj.

Postimi i plotë: 

Vushtrria sot humbi një nga qytetarët më të dalluar të saj, aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa.

Ndihem shumë e pikëlluar nga vdekja e hershme e tij. Bacën Hamit e mban mend i gjithë qyteti si një njeri të urtë e të sjellshëm e të respektuar.

Ngushëllime familjes Musa dhe gjithë atyre që kanë njohur atë për së afërmi.