Vdes anesteziologu i njohur kosovar

20.02.2021 17:27:37

Kosova sot mbeti me një anesteziolog më pak.

Anesteziologu i njohur, Dr. Isak Maxhuni, pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë sot

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar për vdekjen e tij, duke mos dhënë shumë detaje për sëmundjen.

Dr. Isak Maxhuni e ka filluar punën  në vitin 1995, duke vazhduar pas specializimit si mjek anesteziolog në QKUK.